Një ditë pasi njoftuan arritjen e marrëveshjes për transferimin e Taulant Seferit, një huazim i bujshëm, klubi bardheblu është njoftuar se e ka të ndaluar të operojë në merkaton në hyrje, të paktën tani u bë publik ky vendim. FIFA i ka hequr të drejtën bardhebluve të futen në merkato pasi kryeqytetasit kanë humbur gjyqin me ish lojtarin e tyre, Moktar Cise. Klubi i detyrohet ish futbollit 200 mijë euro, shumë e cila nuk është paguar, çka detyron FIFA-n ti bllokojë merkaton. Cise u bashkua me Tiranën në verën e 2016-ës, ku qëndroi për një sezon, teksa luajti në 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

Cise
Cise

Kampionët në fuqi janë të detyruar tashmë të bëjnë pagesën për lojtarin, ose të gjejnë një kompromis, në të kundër e kanë të ndalur të transferojnë Seferin apo çdo lojtarë tjetër gjatë merkatos së janarit. Ky vendim i FIFA-s trondit jo dhe vë në pikëpyetje të madhe projektin bardheblu, jo vetëm për merkaton por edhe për pjesën e mbetur të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: