Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka nisur sot një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio.

Fokusi kryesor i vizitës së ministres Xhaçka është njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit.

Po ashtu mësohet se të dy ministrat, do të kenë një deklaratë për shtyp pas konfirmimit zyrtar të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb