Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke folur për njohjen e pakicave etnike në Shqipëri, tha se në lidhje me këtë çështje kanë reaguar disa ekspertë, duke përmendur edhe pedagogun e njohur Artan Fuga.

Meta u shpreh se pasi të flasin ekspertët, më pas duhet kohë për të marrë edhe përgjigjen e duhur. Ndërsa, për tryezën e përbashkët Kosovë – Shqipëri të thirrur nga Behgjet Pacolli, kreu i shtetit nënvizoii se Kosova është një shtet që është i aftë të përballojë vetë sfidat.

Në lidhje me pakicat, ka pasur shumë reagime, ndër të tjera edhe nga profesor Fuga. Do të duhet shumë kohë për të dhënë përgjigjen e duhur. Për tryezën e Pacollit, do të thosha se nuk është koha për protagonizma. Kosova është shtet i pavarur, ka treguar se momentet e vështira i zgjidh më mirë se ne. Kam qenë dhe jam për përbashkim mes shqiptarësh, por jam i bindur se kur kanë sfida, ata rrisin përgjegjësitë e tyre dhe bashkojnë vizionet për interesa të përbashkët”, tha Pacolli.

Në lidhje me kandidaturat e propozuara nga Meta për të qenë në krye të KLSH, ai tha se ndihet i zhgënjyer që nuk janë pranuar 3 kandidaturat e tij të para.

“Nuk ka marrëveshje me Edi Ramën për eurobondin. Jam i zhgënjyer që nuk u pranuan 3 kandidaturat e para”, u shpreh Pacolli.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb