Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka folur pas marrëveshjes për njohje reciproke mes shtetit të tij dhe Kosovës. Netanyahu ka thënë se pas marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hap ambasadë në Jerusalem”.

“Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe i njohjes së Izraelit po zgjerohet dhe shtete të tjera pritet t’i bashkohen atij”, është shprehur ai.

Njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Netanyahu gjithashtu falënderoi Presidentin Serb Aleksandar Vuçiç për “vendimin për të njohur Izraelin si kryeqytet të Izraelit dhe për të transferuar në të ambasadën e vendit të tij”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb