Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar në një intervistë për një televizion boshnjak të diskutojë të gjitha kompromiset e mundshme në dialogun me Kosovës.

Pala kosovare i ka bërë të qarta kërkesat e saj prej kohësh, ndër to edhe njohja reciproke, por Vuçiç thotë se s’mund të flasë për zgjidhje ideale pasi do të zbulonte disa nga hartat e ndryshimit të territorieve.

Ai thekson se Serbia e meriton të jetë në BE, por jo që vendi i tij të copëtohet në funksion të anëtarësimit.

Vuçiç kërkon që mos lihet mbrapa asnjë konflikt i ngrirë dhe t’u pasohet brezave të ardhshëm.

 

“Ata nuk mund ta thonë këtë për shkak të rrethanave të tyre. Unë do të thoja: “Po, ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim në asnjë mënyrë”. Unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme dhe të mos e lëmë një konflikt të ngrirë për brezat e ardhshëm. Nuk mund të flas për zgjidhjen ideale sepse do të zbuloja disa nga hartat tona para dialogut”, shpjegoi Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb