NGA ZONJA VJOLLCA 

500 gr njoki

300 gr kungull të verdhë

300 gr mish të grirë

1 kokërr qepë

1 thelpi hudhër

1 lugë caji curry (kerri)

1 lugë gjelle salcë domate

250 ml lëng perimesh

100 gr ajkë

125 gr moxarela

4 lugë gjelle vaj ulliri

Borzilok

Spec djegës

Kripë

Piper i zi

 

Fillimisht nxehim vajin në tigan, shtojmë në të qepën të grirë shumë hollë, hudhrën dhe mishin e grirë. I kavërdisim të gjithë përbërësit derisa të ndryshojnë ngjyrë, më pas shtojmë salcën e domates, kripën, piperin e zi dhe specin djegës. I kauerdisim për 2 minuta duke shtuar më pas lëngun e perimeve dhe kungullin të prerë në kubikë. Vendosim kapakun dhe e lemë në zjarr mesatar për 5 minuta. Në fund shtojmë ajkën, borzilokun dhe njokit. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke i vendosur më pas në një tavë. E mbulojmë sipërfaqen me moxarela dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb