Nga: ENEIDA CAKERRI

Për njokit:
3 patate mesatare
1 e verdhë veze
2 filxhanë kafeje miell
Pak kripë

Për salcën me tartuf:
200 ml. pana për gatim
2 lugë gjelle salcë tartufi
Kripë
Piper i zi
Pak parmixhano për servirje

Ziejmë patatet dhe më pas i shtypim deri sa të bëhen pure. I vendosim mbi banakun e kuzhinës dhe hedhim kripë, të verdhën e vezës dhe miellin. Formojmë brumin i cili del i butë dhe vazhdimisht duhet të kemi pak miell afër që të mos na ngjitet në duar. E ndajmë në pjesë dhe më pas formojmë shirita cilindrikë të cilët i presim me thikë në copëza të vogla. 

Në ujin me kripë që është duke zjerë, shtojmë njokit. Sapo të ngjiten në sipërfaqe i lëmë të ziejnë 1 minutë dhe i heqim.
Ndërkohë në një tigan të thellë shtojmë pak vaj ulliri dhe panën. Shtojmë salcën e tartufit, i gatuajmë pak bashkë dhe menjëherë njokit e zjerë. I servirim me parmixhano lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: