Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin e tij nga rritja e dhunës në Izrael dhe Rripin e Gazës, njoftoi zëdhënësi i tij.

“Ai është thellësisht i shqetësuar për numrin gjithnjë e më të madh të viktimave, përfshirë fëmijët, nga sulmet ajrore izraelite në Gaza dhe për viktimat izraelite nga raketat e lëshuara nga Gaza”, tha zëdhënësi.

“Ky përshkallëzim spiral duhet të ndalojë menjëherë”, shtoi ai duke cituar kreun e KB.

Guterres u bën thirrje forcave izraelite të sigurisë të “ushtrojnë përmbajtje maksimale” në përdorimin e tyre të forcës dhe dënon lëshimet e raketave Hamas ndaj popullsive izraelite si “të papranueshme”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb