SHBA-Mijëra oficerë policie dhe të ardhur nga gjithë Shtetet e Bashkuara u mblodhën sot në Nju Jork për të nderuar Wenjian Liunë, një nga dy policët që u vranë muajin e kaluar.

Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio dhe anëtarë të familjes mbajtën eulogji për oficerin që u vra me kolegun e tij, ndërsa ishin në makinën e policisë në detyrë në fund të dhjetorit.

Gruaja e Liusë, që ishte martuar me të vetëm para dy muajsh, qau ndërsa fliste në funeral për të shoqin që e quajti “heroin” e saj.

28 vjeçari Ismaaiyl Brinsley vrau Liunë dhe oficerin Rafael Ramosin, para se të vriste veten një një stacion metroje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: