SHBA-Nju Jorku, realizon një tjetër arritje të rëndësishme në përpjekjet për rindërtim pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, me hapjen sot të një nyjeje moderne transporti prej 4 miliardë dollarësh.

Qendra është vepër e arkitektit spanjoll Santiago Calatrava, i cili përdori skela çeliku dhe qelq për të ngritur ambjentin që sot gjendet pranë vendit ku ishin Kullat Binjake.

Qendra kombinon dyqane dhe një stacion hekurudhor masiv që përfshin pika lidhëse me 11 linja metroje.

Megjithë vonesat në realizimin e qendrës dhe tejkalimit të buxhetit fillestar, rezultati përfundimtar është një vepër që të tërheq vëmendjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb