Nju Jorku ka shkuar në 630 viktima në 24 orët e fundit, duke regjistruar një rekord të zi të numrit të vdekjeve nga koronavirusi.

Guvernatori i Nju Jorkut Andreu Cuomo deklaroi shifrat e frikshme, ndërsa tha se situata paraqitet e zymtë. Koronavirusi ka vrarë deri tani në Nju Jork 3565 persona. Gjendja është në një situatë të rëndë në Long Island, në lindje të shtetit amerikan.

Cuomo deklaroi në konferencën për mediat se “numri i rasteve po rritet nga dita në ditë, si një zjarr që po përhapet me shpejtësi”.

Ekspertët e shëndetit llogarisin se Nju Jorku, Manhattan-i dhe vendi fermë kodrinore që shtrihet në kufirin Kanadez, mund të jetë rreth një javë larg nga pika më e keqe e krizës shëndetësore, që ka vrarë rreth 60,000 njerëz në të gjithë botën.

Cuomo u shpreh se akoma nuk jemi në kulmin e pandemisë së virusit. Ai shtoi se edhe pse kanë kaluar vetëm 30 ditë që nga rasti i parë,, duket sikur ka kaluar një jetë e tërë. SHBA kanë numrin më të lartë me persona të infektuar me koronavirus.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb