Southampton do masë forcat me Chelsean me 9 prill, në kuadër të Premier League. Vendasit nuk do mund të kenë në dispozicion Armando Brojën, pasi kontrata nuk parashikon aktivizimin e lojtarit në përballjen ndaj ekipit që zotëron kartonin. Trajneri i Southampton, Ralf Hassenhutl ka dhënë një intervistë për mediet, ku shprehet i lumtur për këtë rregull.  Gjithsesi, pranon se prezenca e tij në fushë do ishte kërcënim për blutë e Londrës.

“Ndeshjen e fundit që luajtëm ndaj Chelsea ishim pa Brojën dhe luajtëm shumë mirë. Do të doja ta kisha sepse është kërcënim i madh dhe do të na ndihmonte, por mendoj se ky rregull është shumë i mirë, që nuk i lejohet të luajë.Është ndryshe në Gjermani dhe shpesh kemi një situatë kur një lojtar shënon kundër klubit të tij dhe më pas nuk zgjedh të festojë. Ky vendim është shumë më i mirë, por ne jemi të sigurt se Broja do të na ndihmonte në lojën tonë” – tha ai.

 

Ui

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb