Pa Erling Haaland në fushë, Man.City thyen me “poker” golash Liverpool, duke mbajtur të ndezur garën për titull në Premier League. Ekipi i Pep Guardiolës tregoi forcë karakteri dhe klas duke mposhtur me përmbysje të kuqtë e Jurgen Klopp të cilët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 17-të me Momo Salah.

Në minutën e 27-të, me aksion shumë të bukur, City barazoi shifrat me Alvarez.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Kevin De Bruyne që kaloi “qytetarët” në avantazh, ndërsa në të 53-të, Gundogan dërgoi shifrat në 3-1.

Pavarësisht katër zëvendësimeve të menjëhershme në minutën e 70-të, Liverpool jo vetëm që nuk arriti të rikthehej në lojë, por në minutën e 74-të Grealish dërgoi shifrat në 4-1 duke hipotekuar këtë sukses të Man.City.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb