SUEDI-Nobeli i Fizikës 2018 fitohet nga Arthur Ashkin (SHBA), Gerard Mourou (Francë) dhe Donna Strickland (Kanada), për kërkimet e tyre në teknologjinë lazer që ka mundësuar krijimin e pajisjeve që përdoren në industri dhe shëndetësi, njoftoi Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Donna Strickland është gruaja e parë që merr këtë çmim që prej vitit 1963.

Ashkin, Mourou dhe Strickland kanë bërë një revolucion të vërtetë në fizikën e lazerit.

Rezultatet e tyre i kanë dhënë udhë mundësive për të studiuar mënyra të reja dhe me preçizion shumë të madh tek objektet me dimensione shumë shumë të vogla.

Aplikimet mbulojnë shumë fusha, nga materialet e reja në industri, deri tek biomjekësia.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb