Çmimin Nobel në mjekësi 2020 e fituan shkencëtarët Harvey J. Alter, Michael Houghton dhe Charles M. Rice, për zbulimin e virusit të hepatitit C.

Falë zbulimit të shkencëtarëve sot gjenden teste shumë të ndjeshme të gjakut, të cilat kanë eliminuar rastet e hepatitit në shumë vende të botës pas transfuzionit të gjakut.

Theksohet se Çmimi Nobel për mjekësi këtë vit ka një rëndësi tjetër për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) që tregon se sa i rëndësishëm është hulumtimi mjekësor për shoqëritë dhe ekonomitë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në botë janë mbi 70 milionë raste dhe çdo vit për këtë shkak humbin jetën 400 mijë njerëz.

Hepatiti është shkaku kryesor i inflamacionit të mëlçisë dhe kancerit.

Çmimin Nobel për mjekësi në vitin 2019 e fituan amerikanët William G. Kaelin dhe Gregg L. Semenza si dhe britaniku Peter J. Ratcliffe me punën e tyre në fushën e qelizave.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb