Duket se Noizy është mjaft në formë dhe në humor të mirë këto ditët e fundit. Pasi i bëri një lojë mjaft argëtuese mikut të tij, Blerim Destanit, ai nuk është ndalur me kaq ditën e djeshme.
Këngëtari ka filmuar shokun e tij të grupit, Altin Sulkun, teksa është në tualet, me telefon në dorë dhe po kryen nevojat personale.
Altini flet, ndërsa Noizy filmon. E gjitha është hedhur live në Instagramin e këngëtarit. Edhe në këtë pozicion s’i kishim parë ndonjëherë vipat tanë!
(d.d/BalkanWeb)