E mbani mend Reantën, vogëlushen 2-muajshe e cila kishte nevojë imediate për t’u operuar jashtë vendit për shkak të komplikacioneve me zorrët? Tani ajo gjendet shëndoshë e mirë në një spital në qytetin e Romës. Ai që i mundësoi edhe një pjesë të madhe të parave plot 14 mijë euro për avionin special për ta çuar në Itali, Noizy ka shpërndarë një video në rrjetin e tij social Instagram, ku duket me Reantën. “Reanta  e vogël shëndoshë e mirë në spitalin e Romës,” shkruan reperi.

Every1 say Hello to Reanta ? She's doing well at last ?

A video posted by NOIZY (@zinizin) on

Pas fushatës së ditëpërditshme të “News24” dhe “BalkanWeb” me moton “Ndihmoni Reantën”, shuma e nevojshme 26 mijë euro për ta dërguar atë në spital jashtë vendit, arriti të plotësohej me ndihmën e shqiptarëve anembanë botës.

Reanta Balliu, vajza e Mbaresës dhe Taulantit, luftonte për jetën në një inkubator në reanimacionin e spitalit Pediatrik në QSUT.

Këngëtari i famshëm Noizy (Rigels Rajku) ishte një prej njerëzve që iu bashkua bamirësisë e solli një shumë të madhe parash për të bërë të mundur fluturimin në Romë. “Nuk jam ndjekur kurrë më i lumtur në jetën time,” u shpreh ai me lot në sy kur bëri donacionin.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: