Noizy feston këtë të hënë ditëlindjen e tij të 35-ë. Në këtë ditë të veçantë, reperi ka pritur urime të shumta nga miqtë dhe kolegët. Këngëtari ka falenderuar të gjithë ata që e uruan me anë të një shkrimi në rrjete sociale.

“Faleminderit për të gjitha urimet e juaja për ditëlindje. I bekuar me familje dhe shoqëri”, ka shkruar reperi sipër një imazhi që ndau me 1.7 milion ndjekësit në Instagram.

Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloj edhe në Londër dhe më pas u rikthye në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.

Noizy njihet për shumë projekte e bashkëpunime që u kthyen në hite, i fundit erdhi me këngëtaren nga Kosova, Dhurata Dora.

“Mi Amore” ishte një nga hitet e verës që lamë pas me mbi 40 milionë klikime në kanalin YouTube

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb