Noizy nuk do ta shohim vetëm në këngë, por tashmë reperin do e ndjekim edhe në zhanrit e aktrimit.

Në vitin 2019, Noizy ka luajtur në filmin e titulluar “Man from Beirut” ose “Blind” dhe duket se pas tre vitesh reperi po i rikthehet aktrimit, gjë të cilën e ka bërë të ditur vetë ai.
Përmes disa fotove të publikuara në ‘InstaStory’, Noizy shihet se do të luaj përkrahë Blerim Destanit, dhe shumë emra të aktorëve të tjerë të njohur.

“Dita e xhirimeve, seriali ‘Der Trakt’”, ka shkruar reperi përmbi imazhet.

Kujtojmë që Noizy ka paralajmëruar koncertin e tij të madh në stadium gjatë muajit gusht.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: