“Ora ime Hublot Turbillion kushton 70 mijë dollarë, është e babit por edhe e imja, e kam kudo me vete”. Kaq ka thënë Stresi duke kërkuar që të mos paragjykohen edhe ata që marrin borxh gjatë nje emisioni televiziv dhe menjëherë ka ironizuar ‘armiku’ i tij në muzikë, Noizy. Ai ka postuar në rrjetin social, Instagram një orë ‘Hublot’ por që thekson se është e tij dhe jo e babit.

Fansat e kanë pyetur sa e ka blerë, kurse të tjerë e kanë komplimentuar që reperi nuk përdor orën e babait, por ka sendet e veta të shtrenjta dhe të çmuara.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: