Rigels Rajku i njohur me emrin e skenës si Noizy, fton fansat te bëhen pjesë e koncertit “Alfa Show’, në datën 14 gusht në sheshin “Nënë Tereza” qe sipas tij do te jete nje mega-spektakël i vërtetë i standardeve botërore…si dhe koncerti me i madh më i madhi i zhvilluar ndonjëherë në vend në zhanrin e muzikës hip-hop dhe RAP në një skenë gjigante lëvizëse.

“Do të jetë padiskutim koncerti dhe skena më gjigande që është bërë ndonjëherë në Shqipëri, jo vetëm të Hip-Hopit por vërtetë deri më sot nuk ka pasur skenë më të madh, është një skenë lëvizëse”, -tha Noizy për News 24.

Artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në vend, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare thotë se ky koncert do shënojë një moment shumë të rëndësishëm të karrierës së tij. Në një mbrëmje mes artistesh e miqsh, reperi i njohur zbuloi detaje nga koncerti “Alpha Show” duke thënë se në skenë do të ngjiten artistët më të sukseshmëm të momentit shqiptarë e nderkombëtarë, me disa prej të cilëve ka bërë bashkëpunime.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa prej tyre janë Loredana, Ylli Limani, Dhurata Dora, Kida, Ledri Vula, Xhensila Myrtezai, MC Kresha, Gue, Ghali, Sfera Basta, Krept & Konan, Raf Camora, etj. Për të prezantuar të gjitha detajet e këtij projekti Noizy mblodhi miqtë e tij, të botës së muzikës e medias në një pre- party të “Alpha Show”-t.

“Është një artist internacional,por po presim konfirmimin e tij prandaj dhe nuk do doja ta zbuloja. Kemi ftuar artisë të tjerë nga Franca, janë më të mirët e Francës, e Gjermanisë, të Italisë. Në koncert do këndojë Loredana e shumë të tjerë, kemi artisë shqiptarë si dhe artisë nga Estrada shqipfolëse”, -tha Noizy.
Por a do të shërbejë “Alpha Show” si një moment nostalgjie për hitet e njohura të albumit të tij te pare parë “Pak me ndryshe”

“Kur e mendoj më bëhët mishi kokrra-kokrra, kam flutura në bark, kur mendoj se do këndoj këngët e vjetra nga albumi “Pak më ndryshe”. Mund ta imagjinoj se çfarë reagimi do kenë fansat e mi kur të këndoj këngët e vjetra të viti 2009 nga albumi im i parë “Pak më ndryshe”. E quajnë albumi legjendar, sepse albumi ka pasur 16 këngë pas asnjë videoklip. Sot ato 16 këngë janë hite”, -u shpreh Noizy.
Noizy tha per News 24 se janë marrë të gjitha masat e sigurisë dhe mbarëvajtjes së koncerti ku pjesmarrja pritet të jetë jashtëzakonsisht e madhe ne sheshin “Nene Tereza.

“Nuk duhet të shqetësohet askush atë ditë, pasi koncerti do ketë sigurinë më të madhe që ka pasur ndonjëherë një koncert i organizuar deri më sot. Flas për siguri të shtuar si brenda turmës por edhe jashtë saj”,- tha Noizy në lidhje me sigurinë gjatë koncertit.

Hyrja e njerëzve që do të nisë që në orën 18.00 në mënyrë që gjithçka të jetë gati për nisjen e koncertit në orën 20.00.“Alpha Show” do të startojë këtë vit me qëllimin për t’u shndërruar në festivalin e përvitshëm të muzikës hip- hop në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: