Noizy është një prej reperëve më të dashur në trojet shqiptare. Përveç se është këngëtar, reperi herë pas here kryen edhe vepra humanitare, këtë e dëshmoi kur mblodhi kontributet e shumë miqve të tij pë Reantën, vogëlushen që u bë misioni special i News24 e “BalkanWeb”.

Këtë herë Noizy ka marr një mirënjohje nga “Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë”.

certifikata per Noizyn

Me këtë rast ai i ka falënderuar duke thënë se kjo është dhurata më e bukur që ka marr deri tani.

“Pa fjalë. Faleminderit Shqipëri. Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë Tepelena & Gjirokastër Plot dashuri. Kjo certifikatë është gjëja më e bukur që është dhuruar deri më sot. Është një nder tepër i madh. Ju falënderoj nga zemra. R.R”, ka shkruar Noizy në Instagram.

Noizy 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: