Këtë muaj lirisht mund ta cilësojmë si muaj të publikimit të projekteve muzikore.

Shumica e artistëve tanë kanë vendosur që të vijnë më bashkëpunime.

Edhe rep-artisti shqiptar Noizy ka paralajmëruar bashkëpunimin e ri muzikor përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Do të vijë më shpejt se sa mendoni”, është mbishkrimi i reperit.

Ndryshe kënga e fundit e Noizyt titullohej “Maradona” dhe u publikua para një muaji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: