TIRANE – E gjithë vëmendja mediatike, por jo vetëm, këtë javë ka shkuar për reperin Stresi. Që pas arratisjes së tij nga komisariati, të gjithë janë impenjuar me këtë çështje. E duket se kjo Stresit i pëlqen, pasi edhe pse në arrati, herë pas here vendos të luajë me opinionin publik, duke postuar foto ku shprehet qartësisht se është në Tiranë dhe para syve të atyre që po e kërkojnë. Megjithatë gjithë këtë rrëmujë që reperi ka shkaktuar, nuk e ka ndjekur dikush, rivali i tij i hershëm, Noizy. I kontaktuar nga “Bluetooth”, ai shprehet se nuk e ka parë fare se ç’po ndodh aktualisht në vendin tonë. “Nuk e kam ndjekur fare të them të drejtën”, shprehet Rigelsi. I gjithë interesi i fansave është të dinë se çfarë mendon ai në lidhje me arratisjen e rivalit të tij në skenën muzikore. “Ju mendoni se mua më intereson ajo që ka ndodhur?. Se çfarë bën Stresi me jetën e tij nuk është problemi im dhe për rrjedhojë nuk më intereson aspak”. E nëse jeni kurioz të dini sesi do të vepronte Noizy po të ishte në të njëjtën situatë këngëtari shprehet se nuk do ta bënte atë gjë. “Unë nuk do të isha arratisur njëherë”, mbyll prononcimin dhënë “Bluetooth-it”.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: