Reperi Noizy ishte njëri ndër emrat e përfolur për kastin e VIP-ave që do të marrin pjesë në sezonin e dytë të spektaklit “Dance with me”. Këtë e ka bërë të ditur vetë Alketa Vejsiu përmes revistës së saj online, duke thënë se me reperin janë në diskutim e sipër. Por, artisti ka refuzuar ofertën e tyre vetëm disa ditë para fillimit të spektaklit, duke i lënë në baltë. Nuk dihet se për çfarë nuk arritën në marrëveshje dhe cila ishte arsyeja që Noizy i tha “jo” kësaj gare të vallëzimit ndër më të ndjekurat në Shqipëri. Si partnere e tij, nëse reperi do të merrte pjesë, u përfol që do të ishte këngëtarja Ingrid Gjoni. “Dance with me” pritet të fillojë më 21 shtator.
(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: