Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe anëtari i Kryesisë, njëherësh drejtuesi politik për Njesinë 7 në Tiranë, Grigels Muçollari, mblodhën demokratët dhe strukturat drejtuese të degës, në Aktivin e Zgjeruar, në prag të protestës së 8 shkurtit.

Drejtuesit demokratë e vunë theksin tek nevoja për të reaguar pas skandaleve të renda korruptive ku ka dalë i perfshirë drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka theksoi se ditën e shtunë, me 8 shkurt, shqiptarët do të tregojnë se refuzojnë të poshterohen nga një kryeministër i korruptuar.

“Ne kemi treguar se të pamunduren e bejme të mundur, ne kemi treguar se jemi e vetmja shpresë dhe që njerëzit presin nga ne. Kudo po ngrihet besimi që me Partinë Demokratike vendi do t’i kthehet normalitetit”, pohoi Noka.

Sekretari i Pergjithshëm i PD vuri në dukje se kudo, shihet fryma që po ngrihet, frymë që do e kthejë 11 Majin në ditën e shqiptarëve.

“Po pse po protestojmë. Sepse kanë dalë në pah aferat e renda korruptive. 33 mije euro verë pinte ai, 10 mije euro seanca donte ai të çlodhej, çartera e fluturime pa fund me taksat tuaja. 8 shkurti është dita e nisjes drejt finishit, drejt triumfit të 11 majit”, tha Muçollari i cili theksoi se 12 vite janë shumë që shqiptarët i kanē falur Edi Ramës, për të marrë mbrapsht vuajtje e dhimbje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb