Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dha sinjale mbrëmjen e sotme në Frontline në News24 se bisedimet me grupin e Alibeajt për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, nuk kanë përfunduar.

Sipas tij, grupi i Alibeajt i ka dyert e hapura për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

“Ky gjyq që po flitet që duhet të ishte bërë, s’ka lidhje me çështjen. Ky është i rrëzuar në shkallë të parë. Është dëshirë për të bashkuar Kuvendin e korrikut. S’ka shqiptarë dhe as ndërkombëtare, se vulën e mban Rama dhe e zvarrit ai procesin. Kjo është e qartë. Ne me partinë e Lirisë jemi në një koalicion. janë disa parti që presin të bëjmë marrëveshje. Do bëhet një front i gjerë. Koalicioni do të jetë i madh. Gjykatën ta mbajë në xhep Edi Rama, por vullnetin e demokratëve s’e deformojmë dot. Dhe në zgjedhjet e ardhshme kishte një logo koalicioni. Rama mund të mbajë vulën në xhep dhe ndonjë tjetër, por vullnetin e demokratëve, e popullit opozitar s’e mban dot. Rama e ka marrë mesazhin.

Nuk dua të besoj që asnjë nga kolegët e mi demokratë, të dalë nga vota e demokratëve të bëhet mercenar i Ramës. Jemi të hapur akoma. Asgjë nuk është mbyllur. Ka shpresa. Shpresojmë, presim. Nuk dua ta besoj që demokratët do bëhen mercenarë të Ramës. Siç është vullneti nga ne, presim dhe nga pala tjetër. Kjo është ajo që dua të dëshiroj. Pavarësisht qejf mbetjeve me njëri-tjetrin jemi të detyruar që të mbështetemi. Dyert nuk janë mbyllur, deri në ditët që të përballemi me regjimin, dyert i kemi jo 2 por 4 kanata hapur. Kurrë nuk është vonë nëse ka vullnet mes palëve. Jo ka lidhje vetëm me qëndrimin e Edi Ramës, regjimit të tij dhe me qëndrimin e jetën politike. Unë dua të besoj se ka vullnete, le të presim. mesazhi për protestën është se çdo shqiptar duhet të protestojë, nënshtrimi ndaj regjimit është vdekje e ngadaltë për të gjithë ne. Regjimi mundet dhe është në momentin më të dobët të tij.”, tha Noka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb