Ekonomia ka qenë në qendër të takimeve të Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Në Korçë, Noka pa nga afaër gjendjen ekonomike të qytetarëve të cilën e quajti dramatike. Ai takoi tregtarët si edhe konsumatorët duke theksuar se “ata kishin prekur tashmë fundin e mbijetesës”.

Bashkë me drejtuesin politik të Korçës Ivi Kaso, kandidatë dhe drejtuesit e këtij qarku, Noka vuri theksin te programi ekonomik i PD, duke shtuar se ky projekt me votën e shqiptarëve do të ringjallë tregjet, rrisë konsumin, rrisë prodhimet dhe mbajtur në këmbë produktet e fermerëve.

“Ja ku jemi tek tregu i fruta – perimeve në Korçë. Tregu i gjithi ngjan me një shkretëtirë. Tregtarët kanë mbledhur në arkat e tyre vetëm qindarka. Tregtarët që ankohen se fuqia blerëse në Korçë ka shkuar në minimumin e saj historik për shkak të shpopullimit. Kanë mbetur vetëm pensionistët të cilët nuk as fuqi blerëse.

Whatsapp Image 2025 04 19 At 18.56.03
Whatsapp Image 2025 04 19 At 18.56.03

Sistemi fiskal i aplikuar nga Rilindja ka rrënuar fermerin. Çmimet që biznesi shet fruta perimet nuk janë konkurruese me çmimet që sjell importi. Ballkani i hapur si politikë ekonomike e Edi Ramës, e ka varrosur biznesin vendas, ka varrosur fermerët shqiptarë.

Pas 11 majit, shqiptarët me qeverinë e Partisë Demokratike do të kenë politika lehtësuese. Do të vendoset taksë e sheshtë 10% e barabartë me të gjithë. 10% taksa e sheshtë për pagën, 10% për çdo të ardhur mbi pagat. Biznesi i vogël mbi 180 milionë lek të ardhura do të ketë zero taksime. Profesionet e lira do të kenë ZERO TAKSIME. Do të krijohet prodhimi “Made in Albania”, për të konkuruar jo thjesht me tregun rajonal por me tregun ndërkombëtar.

Whatsapp Image 2025 04 19 At 18.56.04 (2)
Whatsapp Image 2025 04 19 At 18.56.04 (2)

Ky është vizioni i Partisë Demokratike. Ky është një premtim për qeverisjen e Partisë Demokratike, pas 11 majit. Të gjithë fermerët siç e patë, na dhanë fjalën. Do të votojnë 1-shin. Edhe tregtarët po ashtu, premtojnë që do të votojnë 1-shin, si zgjidhje për ta, për ekonominë e tyre, për familjet e tyre, për Korçën dhe të gjithë Shqipërinë. 1 shat!”, tha Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka në Korçë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb