Ish-deputeti i PD-së Flamur Noka ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me reagimet që kanë pasuar pas publikimit të përgjimeve të të përditshmes gjermane ‘Bild.

Noka shkruan se ka nje perpjekje të vrullshme të pushtetit për të ngushtuar cështjen e vjedhjes së zgjedhjeve në Diber tek fjalori banal i pushtetarëve të majmur me paratë e drogës dhe të korrupsionit.

“Kjo eshte gjema qe kane sot ne dere shqiptaret. Ky eshte kanceri qe duhet shkulur, perpara se te na vrase te gjitheve. Duhet bere sot. Neser do te jete vone!” shkruan Noka

Statusi i Plotë:
Ky eshte momenti qe te mos behemi pjese e propagandes se Bablokut te bandave te Dibres e te gjithe Shqiperise.

Pergjimet e publikuara nga Bild nxjerrin qarte si kristali:

Se Shteti eshte shnderruar ne bande
Se bandat e droges blejne votat dhe e komandojne pushtetin.

Keto dy fakte te renda dhe jo banaliteti i fjalorit te pushtetareve ka tronditur shqiptaret dhe miqte e huaj.

Shqiptarwt jane te tronditur e te neveritur

Se ministra e deputete perdorin shefin e policise si komisar politik
Se Shefi i policise betohet e perbetohet per besnikeri politike ndaj Partise
Se Ministra e deputete i premtojne karriere shefit te policise si shperblim per masakren elektorale.

I premtohet karriere shefit te policise te Dibres, qe eshte edhe shef policie, edhe bos plantacionesh i hashashit, i dokumentuar ne listat e SHISH.

Kjo eshte gjema qe kane sot ne dere shqiptaret. Ky eshte kanceri qe duhet shkulur, perpara se te na vrase te gjitheve.

Duhet bere sot. Neser do te jete vone!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb