TIRANË

Gjashtë ish-deputetë të opozitës kanë dalë në konferencë për mediat, pasi u njoftua se ata janë proceduar penalisht për dhunën në protestën e 16 shkurtit në Tiranë.

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka tha se thjesht kishte ndërhyrë kur një polic i kishte futur thonjtë në fyt kolegut të tij Gent Strazimiri, ndërsa shtoi se pushteti i Edi Ramës po bën kërcënim politik ndaj ish- deputetëve opozitarë.

Jemi në tentative kërcënimi politik të deputetëve të opozitës nga ana e pushtetit. Në rastin konkret, ne si deputetë opozitarë po bënim punën tona sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk ka bërë kurrë në demokraci që zyrtarët e policisë të dhunojnë deputetët në krye të detyrës, ky është rast i paprecedent.

Prokuroria dhe policia politike e Edi Ramës vetëm dhunon deputetët opozitarë. Unë kam ndërhyrë, kur punonjësi i policisë i kishte futur thonjtë në fyt kolegut Strazimiri. Deputetët janë të paprekshëm në bazë të Kushtetutës. Unë largova një punonjës policie, punonjës i një bande, pasi dhunonte fizikisht një përfaqësues populli. Kjo është çështja për të cilën jemi proceduar”, tha Noka.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb