“Një nokaut botëror”. Kështu është quajtur humbja e ndaj Arabisë Saudite në Argjentinë. Gazeta më e madhe në vend “Ole” e ka cilësuar katastrofike paraqitjen e Messit me shokë dhe shton se tani për Argjentinën nuk ka vend për ​të ​gabuar, duke iu referuar dy ndeshjeve të ardhme në grup, me Meksikën dhe Poloninë.

Të gjitha mediat botërore në fakt e kanë cilësuar këtë disfatë të Argjentinës se befasinë më të madhe dhe vështirë që gjatë këësaj Kupe Bote të ketë surprizë më të madhe. ‘La Nación’ shkruan: “Rrëshqitje dheu në Katar” dhe thekson se “fytyrat e habisë në fushën e lojës janë të njëjta me ato në të gjithë Argjentinën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Goditje e fortë për Argjentinën”, citon gazeta ‘Clarín’ në faqen e saj të internetit. “Nga iluzioni i fitores në disfatën e pashpjegueshme”, – ka rrëfyer ajo në një reportazh, ku pasqyrohet ngecja emocionale e përjetuar nga tifozët. Shtypi brazilian ishte gjithashtu i befasuar për humbjen argjentinase. ‘Globosporte’ e titullon raportin e ndeshjes: “Një surprizë për historinë”.

Argjentina kishte 36 ndeshje radhazi pa humbje dhe bie në 37-ën, duke mos barazuar dot rekordin e Italisë. Messi vërtet regjistroi një rekord me golin e shënuar me penallti, por më pas bëri shumë gabime, si kurrë në një ndeshje, jo vetëm në ekzekutime e pasime, por edhe në zotërimin e topit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb