Pas kohësh i lënë në hije nga gjgandët e rinj të teknologjisë, si Apple, HTC apo Samsung, Nokia ka vendosur të rifutet në treg me versionin më të ri të celularëve. Burimet bëjnë të ditur se pajisjet e shfaqura kanë emrin kodik ‘Supreme’ dhe mund të vijnë në treg si Nokia 8.

Edhe pse pajisjet ndajnë dizajn të ngjashëm, njëra prej tyre pritet të ketë procesorin Snapdragon 835, ndërsa tjetra vjen me Snapdragon 821. Të dy telefonat do të kena kamerën me 24MP, altoparlantë në anën frontale dhe ekran QHD AMOLED.

Nokia së fundmi ka zbuluar telefonin Nokia 6, i cili është një pajisje e nivelit të mesëm sa i përket specifikave dhe çmimit.

Kompania pritet të zbulojë pajisje të reja në shfaqjen e radhës, Mobile World Congress.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: