Nokia ka zyrtarizuar mbërritjen e celularit 6310, në versionin 2021.

Dizajni përfshin ngjyrën e origjinalit edhe nëse nën trup shfaqen disa elementë dallues me modelin që u shfaq për herë të parë në vitin 2001, 20 vjet më parë.

Pasardhësi ka një ekran 2,8 inç dhe një bateri të lëvizshme 1,150 mAh.

Modeli Nokia 6310 ju lejon të shfletoni web-in dhe të bëni fotografi me sensorin 0,3MP.

Nuk mungojnë skeda audio 3,5 mm si dhe skeda dopio SIM, radioja FM dhe aplikacioni i këngëve MP3.

Hapësira gjithashtu për videolojën ikonike Snake, tashmë është shfaqur në një maskë të rinovuar në operacionet e mëparshme nostalgjike të Nokia-s, e cila në vitet e fundit u ka dhënë formë të re modeleve të ndryshme 3310, 8110, 6300 dhe Nokia 8000.

Modeli 6310 është një i ashtuquajtur ‘feature phone”, pa aftësinë për të hyrë në aplikacione të avancuara si telefonat inteligjentë të zakonshëm, por ende mund të mbështeteni në lidhjen 4G, Bluetooth 5.0, 16 MB RAM dhe 8 GB hapësirë ​​ruajtëse në dispozicion të përdoruesit, e zgjeruar deri në 32 GB.

Pas krijimit të celularit qëndron ‘’HMD Global’’, një kompani finlandeze që bleu markën Nokia në dhjetor 2016, dy vjet pas kalimit të parë të markës historike, në prag të falimentimit, te Microsoft.

Nokia 6310 tashmë është në shitje për 59 euro në ngjyrë të zezë dhe jeshile të errët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: