Publikohet një shkrim i panjohur i shkruar nga Faik Konica në gazetën “Dielli” në Boston (datës 6 maj të vitit 1926) të Shoqatës Atdhetare Patriotike “Vatra”, ku në tre kolona, ai bën një analizë duke dhënë e përmendur fakte dhe ngjarje historike që kish kaluar Shqipëria që nga viti 1913 e deri në atë kohë (viti 1926), në të cilat kishin pasur dhe luajtur një rol kryesor edhe dy tre personazhet kryesore të politikës shqiptare të asaj kohe: Ahmet Zogu, Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi. Shkrimi i plotë Konicës ku ai vlerson me superlativa kontributin dhe rolin e Ahmet Zogut deri në atë kohë, dhe në të kundërt, kritikon dhe ngre një sërë akuzash ndaj Fan Nolit dhe mikut e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Luigj Gurakuqit, duke nxjerrë në pah anët e tyre negative në luftën për pushtet.

“Me 1913, u poqa për herën e parë në Tiranë me Ahmed Bej Zogun (që të përdorim titujt siç përdoreshin dhe zyrtarisht aso kohe). Vura re menjëherë fisnikërinë të bashkuar me force karakteri, që çfaqej nga sjellja dhe nga fjalët e djalit. U interesova. Pyeta. Dhe nga sa dëgjova s’më mbeti asnjë dyshim se fati e kish shënuar për të lojtur një rol me rëndësi në Shqipërin’ e re. Në pjekjet që pata më von me Mbretin Karol të Rumanisë, me kryeministrin rumun Tito Majoresco, me Princin Ëilhelm të Ëied-it, dhe me dipllomatë austriak dhe Italian, u përmenda emrin dhe posibilitetet e këtij të riu. Mbaj ment një bisedim që pata me Turkhan Pashanë në Durrës pasi plasi kryengritja e Shijakut dhe u rrzua Essadi. I tregoja Turhanit nevojën që të përdoret Zogu për të zgjidhur krizën”. Kështu shkruan në mes të tjerash Faik Konica në një artikull të tij të botuar më 6 maj të vitit 1926 në gazetën “Dielli” që nxirrte Shoqata Atdhetare e Patriotike “Vatra”, në Boston, ku në tre kollona të saj, ai bën një analizë duke dhënë e përmëndur fakte dhe ngjarje historike që kish kaluar Shqipëria që nga viti 1913 e deri në atë kohë (viti 1926), në të cilat kishin pasur dhe luajtur një rol dy tre personazhet kryesore të politikës shqiptare të asaj kohe, si Ahmet Zogu, Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Siç do të shohim edhe nga shkrimi i Konicës të cilën Memorie.al e publikon për herë të parë, ai vlerson me superlativa kontributin dhe rolin e Ahmet Zogut deri në atë kohë, dhe në të kundërt, kritikon dhe ngre një sërë akuzash ndaj Fan Nolit dhe mikut e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Luigj Gurakuqit, duke nxjerrë në pah anët e tyre negative dhe egot në luftën për pushtet. Pa dashur të futemi në analiza për raportet dhe marrëdheniet që kanë pasur këta personalitete të kulturës, artit, politikës dhe letrave shqipe, pasi për ta janë bërë studime dhe botime voluminoze nga profesionistë të fushave përkatëse, duhet theksuar fakti se një ditë pas atij shkrimi, pra më 7 maj të vitit 1926, kryetari i shtetit, Ahmet Zogu, e dekretoi Konicën si ministër fuqiplotë të Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por gjithashtu duhet theksuar, se si zor të besohet që Konica e ka bërë atë shkrim për “t’i kthyer reston” Zogut, për “shpërblimin” që morri si ambasador në SHBA-ës. Po kështu edhe poezia e Nolit ku ai satirizon dhe aludon për Konicën duke thënë: “Ky Feriti faqen ndrron / dje shante, sot lavdon”, që i është atribuar qëndrimit të Konicës ndaj figurës së Zogut, duket që nuk qëndron?!

Pasi ai (Konica) e ka lavdëruar herët Ahmet Zogun, madje që në vitin e parë të ardhjes së tij në pushtet dhe duket se nuk ka gabuar, po të kemi parasysh se si rrodhën ngjarjet më vonë dhe rolin e Zogut në konsolidimin e shtetit të ri shqiptar. Edhe pse shumë vonë, duket se me mendimin e Konicës, pra që në krye të Shqipërisë duhej një njeri si Ahmet Zogu, u pajtua edhe vetë Noli, po të kemi parasysh letrën që ai (Fan Stiljan Noli) i dërgoi në vitin 1943 Departamentit Amerikan të Shtetit, duke i kërkuar që të mbështesin kthimin e Mbretit Zog në Shqipëri, pasi do të realizonte një lëvizje të armatosur kundra pushtuesit italian dhe vetëm Mbreti Zog do e nxirrte Shqipërinë nga ajo gjëndje. Pa u zgjeruar më shumë në këto deduksione dhe fakte historike, Memorie.al, po e publikon të plotë shkrimin e Konicës të publikuar në gazetën “Dielli” të datës 6 maj 1926, duke e dhënë atë së bashku dhe me faksimilen përkatëse.

Shkrim i Faik Konicës në gazetën “Dielli” në 1926-ën

SHVILLIMET E SHQIPËRISË të dy vjetet e fundit i kanë prurë disa dëme kombit, po i kanë bërë dhe një të mirë që s’mohoet: kanë ç’faqur cilët janë atdhetarët që duan të rojë Shteti, dhe cilët janë: vagabondët që duan Aventura mi kurrizin e Shtetit. Munt silido për mësimin e vetes të bëjë dy lista, dhe kuptimi do të dalë prej vetiu.

IDEALE DHE PALLAVRA

Ca djem, të cilët s’kanë kurajën të shënojnë emrat e tyre në artikuj që botojnë në të poshtrën e një mejhanexhiu maqedhonas në Rumani, mburren me kot se ata lëftojnë për ideale kur ne i paskemi hedhur idealet në shportë. Ata lëftojnë për pallavra dhe për orekset e dy a tre aventurierëve; ne vazhdojmë se luftuari për ideale, ndonëse në një formë të cilën shokët e mejhanexhive s’duken të zotrrit t’a kuptojnë…

HISTORIA E CA NDRYSHIMEVE

Kur vajta me 1913 në Shqipëri për të vëzhguar punët për s’afërmi, zbulova me hidhërim se shumica e madhe e popullit, jo vetëm nuk i shihte me sy të mirë idealet t’ona të një Shteti të përparuar, po s’pëlqente as lirinë, që po na jipej nga rastet dhe nga ballanca e fuqive t’Evropës. Është për çudi, që është gjë fare e vërtetë, se shumica e madhe e popullit të Shqipërisë, me thartësirr, dhe me sy të zgurdhulluar nga prapamejtime: siç dhe u duk pak më von nga kryengritjet që plasën njera pas tjetrrës.

Duke qenë punët ashtu, u kuptua shpejt se, që të mbetej Shqipëria si një Shtet më vete edhe populli të mbahej me zor i bashkuar dhe të hynte n’udhën e disiplinës, të punës e të përparimit, e vetma fuqi e duhur ish dora e hekurt, po shpëtimtare e një diktatori. Kujtuam ca kohë se diktatorin e duhur e gjetme në personën e Essad Pashë Toptanit. Dhe Essadi kish me të vërtet disa zotësira për të qeverisur: po mosha e tij e shkuar nuk i premtonte t’a ndryshojë mendjen e tij pas ndryshimeve të ra që u larguan të gjithë dhe e lanë të vetëm.

Me 1913, u poqa për herën e parë në Tiranë me Ahmed Bej Zogun (që të përdorim titujt siç përdoreshin dhe zyrtarisht aso kohe). Vura re menjëherë fisnikërinë të bashkuar me force karakteri, që çfaqej nga sjellja dhe nga fjalët e djalit. U interesova. Pyeta. Dhe nga sa dëgjova s’më mbeti asnjë dyshim se fati e kish shënuar për të lojtur një rol me rëndësi në Shqipërin’ e re. Në pjekjet që pata më von me Mbretin Karol të Rumanisë, me kryeministrin rumun Tito Majoresco, me Princin Ëilhelm të Ëied-it, dhe me dipllomatë austriak dhe Italian, u përmenda emrin dhe posibilitetet e këtij të riu. Mbaj ment një bisedim që pata me Turkhan Pashanë në Durrës pasi plasi kryengritja e Shijakut dhe u rrzua Essadi. I tregoja Turhanit nevojën që të përdoret Zogu për të zgjidhur krizën.

–“Ahmed Beu është tepër i ri” m’u përgjigj Turkhan Pashai – “Vërtet” thash unë: “po William Pitt-i u bë kryemnistër i Inglisë kur qe njëzet e tre vjetsh, dhe ka qenë një nga më të mbëdhenjtë kryeministër i atij vendi”.-

-“Si fjaloseni kështu?” më thotë Turkhani: “munt të barabitim me Pitt-in një të ri të panjohur?”

–“Nuk bëj barabitje” u përgjigja unë: “desha vetëm, me këtë shembull për t’ju përment se atje ku ndodhet zotësia, vlera s’munt të jetë dhe s’duhet të jetë pengim. ”Me këtë mënyrë, vazhdova së përhapuri mendimin se do t’ish mirrë, ne dojim të kishim një Shqipëri të bashkuar dhe të lirë, t’a përkrahjim Zogun të merte një ditë fuqinë, se aty kish përveç zotësisë dhe katër të mira që i mungojin Essadit: kuptimin e ndodhjes së re në Shqipëri, pas ndarjes nga Turqia, ndienjën e kombësisë, të mos bërët ndryshime në mes Toskësh e Gegësh, dhe më në funt dëshirën për të parë Shqipërinë në shkallë Shteti t’organizuar.

Noli u-bashkua plotësisht me mua në besimin që Shqipëria s’munt të qëndrojë më këmbë pa një diktatori, dhe që Zogu duket njeri i duhur për këtë roll. Gjurmat e këtyre mendimeve munt t’i gjeni në shtyllat e “Diellit” në kohën e luftës dhe pastaj, ku Zogu lëvdohet si një hero, si një idealist, si një udhëheqës që munt të barabitet me Anglo-Saksonët, e të tjera. Disa nga këto lëvdata janë të shënuara nga Fan Noli vetë.

Kjo politikë vazhdoi gjer më 1921 dhe përtej. Më 1922, Fan Noli zuri të lidhet me grupin e Gurakuqit, dhe me njëherë mëndja e tij e cekët hyri me një udhë të ndryshme. Fan Noli filloj të na jepte lajme jo të pëlqyera për Zogun: që ky ish bashkuar me reaksionarët, që ish armik i një Shqipërie siç e duam ne, që e ka humbur tërë influencën, që s’ka asnjë zotësi, që ushtria anon me “liberalët”, që duhet t’afrohim popullin ca më tepër nga Zogu, e të tjera. Unë me shokët e Vatrës, siç e desh logjika, siç e desh disiplina e grupit t’onë në Shqipëri, pasqyruam te “Dielli” politikën e re të përfaqësonjësit t’onë në Shqipëri, përfaqësonjës i cili kohët e fundit nuk ish tjatër gjë veç se fonografi i Gurakuqit, gjer sa më në fund dolli sheshit dhe komitaxhi, duke shkelur tërë programin t’onë dhe gjithë idealet t’ona.

Fundi që një ç’katërim dhe një maskarallëk pa emër… Ç’munt të bëjim? Dy udhë qenë të hapura për në: vazhdimi i përkrahjes së maskarallëkut gjer sa të bëhej gjak dhe të prishej Shqipëria,- ose të kthyerit në politikën e parë të Vatrës, e cila ka qënë të vënët përpara të Zogut, si kryetari i duhur i Shqipërisë, Zumë udhën e dytë.

Le të shkurtojmë tani në tri fjalë ato që thamë:

Fan Noli, unë, me Vatrën dhe me shokët, që më 1914 gjer më 1922, kush më shumë e kush më pakë kemi mbajtur mendimin se Shqipëria, që të shtrohet, të stabilizohet, e të hyjë në udhën e reformave e të qytetërimit, ka nevojë për një dorë të hekurt dhe se ajo dorë asht Ahmet Zogu.

Fan Noli, nënë influencën e Gurakuqit, dhe më von nënë influencën e frymës bolshevike, u bint dhe na bindi se Shqipëria munt të qëndrojë më këmbë pa Zogun dhe kundër Zogut. Ngjarjet i dhanë përgënjeshtrimin më të plotë dhe Shqipëria u shpu një qime afër varrit.

Unë me shumicën e shokëve u kthyem ahere (ndonëse me çape të ngadalshme, se na vinte keq të ç’këputeshim fare nga Fan Noli) u kthyem ahere te program i vjetër i përmbledhur më sipër nënë numërin 1, kurse Fan Noli u fut thell e më thellë në rebelione kundër Shtetit e n’intriga revolucionare.

Munt t’a vazhdojmë bisedimin në një numër t’afërm. Po i kemi hedhur këtu miaft yshqim për mejtime djemurisë së kthiellt (se sa për mejhanexhitë, Maqedhonasit dhe të tjerë vagabonda që tallen fshehtazi me Shqipërinë, s’bajmë kabull as t’i dëgjojmë). Djemuria e kthiellt (thom “e kthiellt”) s’di ose harron, po duhet këtej e tutje t’a marë nër sy, se Presidenti Zogu nuk është heroi i ri i Vatrës, po ka qënë heroi i vjetër i kësaj organizate, i neveritur, më 1922-4 nga intrigat e Gurakuqit dhe nënë influencën e bolshevismës. Dhe në qoftë se ësht e zonja të mejtojë duke thelluar, djemuria e kthiellt le të gjykojë kush u largua nga udha – Fan Noli apo unë?/Memorie.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb