Deputeti suedez Magnus Jacobson, i cili nominoi qeverinë e SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për çmimin Nobel për paqe, tha në një intervistë për News24 se qëllimi i tij nuk ishin  persona të caktuar, por vënia në dukje e çështjes se Ballkanit. Sipas Xhakobson, marrëveshja e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë për marrëdhëniet ekonomike është një nisje e mirë e rruges drejt paqes, çfarë mund të sjellë më vonë një marrëveshje politike mes dy vendeve.

Ju keni nominuar qeverinë e Kosovës, Serbisë dhe SHBA-së për çmimin Nobel për paqe. Cfarë ju lidh me Kosovën dhe rajonin e Ballkanit?

Lidhjet e mia me Kosovën janë fillimisht në qytetin tim, ku shumë njerëz erdhën gjatë periudhës së luftës, por ndërkohë ka edhe persona nga Ballkani që jetojnë aktualisht. Gjithashtu, djali im i madh është martuar me një serbe. Kemi edhe nipër që janë gjysmë serbë dhe gjysmë suedez.

A është e vërtetë që ju keni një ndihmës shqiptar, z.Naim Murseli dhe si e ka pritur ai nomimin?

Unë dhe Naimi jemi miq shumë të mirë. Më ka asistuar kur kam qenë në Kosovë të cilën e kam vizituar disa herë.

Në Suedi ka një klimë anti Trump, ju i përkisni partisë së qendrës së djathtë si ju shkoi në mend që të bëni një nomin të tillë për Presidentin Trump?

Është e vërtetë ajo që thoni. në fakt në Suedi ka një debat për Trump, megjithatë për mua ky nominim nuk është për persona të caktuar por është për procesin. Për mua është e rëndësishme. Kam bërë një propozim në parlamentin suedez që edhe Kosova të ketë mundësinë e liberalizimit të vizave. Partia ime ka një qëndrim shumë pozitiv sa i përket faktit që të gjitha vendet e Ballkanit duhet të jenë pjesë e BE. Sipas këndvështrimit tim, Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo marrëveshje për të nisur me transportin mendoj se funksionon dhe është një hap i parë i mirë.

Si e ka mbuluar shtypi suedez propozimin tuaj?

Presidenti Trump më telefoi dy ditë më parë, dhe unë shkrova në facebook dhe në tëitter. Menjëherë pas kësaj më telefonuan të gjitha mediat në Suedi, ndërsa në fillim situata nuk ishte e tillë.

A është e vërtetë që keni biseduar me Donald Trump dhe nëse po, cila ishte e diskutimit me Trump?

Po, është e vërtetë. Më telefonoi kur isha në makinë me vajzën time. Temat që folëm ishte Lindja e Mesme dhe Ballkani. Folëm për faktin se lidhjet ekonomike janë shumë të rëndësishme për të krijuar rrugën drejt paqes. Patëm një diskutim rreth 5 ose 6 minuta.

Nominimi që ju keni bërë është një gjetje, se nga një anë shërben për të amplikuar cështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, a ndani këtë mendim?

Në fakt ky ishte paksa edhe qëllimi im. Po vija re që shumë njerëz po diskutonin për Lindjen e Mesme, unë jam politikan europian. Për mua është shumë e rëndësishme të ngrihet cështja e situatës në Ballkan. Kam përshtypjen se prej disa kohësh BE nuk ka qenë shumë aktiv për politikën në Ballkan, duke bërë një propozim të tillë, tregohet se ky është një rajon i rëndësishëm. Mendoj së duhet bërë më shumë për Ballkanin. Të gjithë ata që kanë studiuar situatën në Ballkan e dinë që situata mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë e mirë. E dimë që edhe situata në Bosnje është ë vështirë. Ne duhet të punojë për paqen. Ndaj kjo është edhe arsye pse e bëra këtë propozim.

Cfarë mendimi keni për deklaratën e presidentit Trump, gjatë një mitingu zgjedhor, se ai ka ndaluar vrasje masive mes shqiptarëve dhe serbëve?

Të gjithë në Europë e dinë se lufta ka ndodhur 20 vite më parë. Për mua  e rëndësishme është që nëse kjo marrëveshje ekonomike do të funksionojë do të jetë një nisje e mirë. Por edhe në Europë duhet të punojmë më shumë me Ballkanin. Bashkëshortja ime është nga Estonia, unë kam parë gjatë këtyre 20 viteve të fundit se cfarë ndikimi ka patur BE në Estoni. Shpresoj të shohim të njëjtin prosperitet edhe në Ballkan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: