Gjatë diskutimit për heqjen e mundshme të “non-gratës” së Sali Berishës nga administrata e re amerikane, gazetari Arbër Hitaj iu drejtua me skepticizëm përfaqësuesit të PD, Alfred Lela.

Hitaj pyeti se çfarë do të ndodhë nëse PD shkon me entuziazëm ne 11 maj dhe më pas përcaktimi “non-grata” i Berishës nuk hiqet.

Lela iu drejtua Hitajt vetëm duke thënë se në kohën e duhur do të marrë lajmin e duhur.

“Arbër mos u mërzit, në kohën e duhur do marrësh lajmin e duhur”, u shpreh ai.

Hitaj nga ana tjetër u përgjigj duke thënë se është i mërzitur sepse shqetësohet se Lela mund të “ngelë pa punë”.

Pjesë nga diskutimi:

Hitaj: Nëse shkoni me këtë entuziazëm në 11 maj dhe nuk hiqet non-grata, çfarë do të thotë kjo

Lela: Arbër mos u mërzit, në kohën e duhur do marrësh lajmin e duhur

Hitaj: Unë jam shumë i mërzitur, se kam merak mos ngel pa punë

Lela: As mos u mërzit, si është ajo, mos u gëzo o i gëzuar

Hitaj: Unë vetëm këtë merak kam, mos ngelni pa punë

Lela: Mbaj durimin, mbaj vendrojën te inceneratori, të tjerat na i lër ne

Hitaj: Pa punë nuk do ngelni, do jeni të mirëpritur

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb