TIRANE- Pas vendimit të DASH për t’i bllokuar hyrjen në SHBA bashkë me familjen e tij, vjen reagimi i deputetit të Shkodrës, Tom Doshi.

Në një lidhje telefonik për ‘News24’ Doshi teksa hodhi poshtë të gjitha akuzat për korrupsion, nuk i kursehu as ironitë në drejtim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Gjatë kohës që gazetarët e pyetën live nëse i trembet faktit se prokuroria do të nis një hetim ndaj tij, Doshi tha se ska arsye që të ketë frikë. Mes të tjerash ai pyeti me ironi gazetarët nëse kishin ndonjë informacion mbi arrestimin e ish-kryeprokurorit, shkruan ‘BalkanWeb’.

Gazetari: A keni frikë ju që mund të hapet hetim nga prokuroria?
Doshi: Për ça të kem frikë unë? A jeni në terezi? A e merrni vesh? A po e merr vesh?! Mos bëni pyetje budallaqe. Jam njeri më i votuar në Shqipëri. Populli më ka votuar, mos u merrni me këto ça thuhen. Me këto tenderat ca thoni ju. Unë paguaj taksa dhe jam në rregull me shtetin. Mos u shqetësoni për mua. Po për Llallën a keni ndonjë lajm, a do arrestohet apo jo?
Gazetari: Akoma jo. Ne presim informacione nga ju…
Doshi: Ahh. Faleminderit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: