Ish-kryeministri Sali Berisha nga Dibra, atje ku është stacionuar sot ‘Foltorja’, i sugjeroi Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që mos të përzihet në vendimin e SHBA-ve që e shpalli deputetin non-grata.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se ai u akuza pa prova dhe fakte, ndaj dhe ai ka paditur sekretarin amerikan të Shtetit për shpifje.

Ndërkohë tha se kësaj çështje do i shkojë deri në fund për integritetin e tij dhe të çdo shqiptari.

“Shfrytëzoj rastin që t’ju kërkoj ju ndjesë sepse gjatë këtyre viteve unë nuk kam ngritur para jush problemet e mëdha me të cilat përballej PD. Pavarësish se unë ato në mënyrë absolute dhe në mënyrë të dokumentuar, ia kam thënë kryetarit të saj, por kjo nuk më justifikon. Edhe në 2017 kur i kërkova dorëheqjen ndofta duhet të vendosja të rikthehesha për mos të pasur një mandat tjetër Edi Rama siç e kemi sot. siç e dini, 3 javë pas zgjedhjeve, DASH më shpalli mua person non-grata për të hyrë në SHBAS. Unë ju them këtu, të nesërmen e kam pyetur veten; çfarë kam bërë unë që 8 vite pas jam largua nga çdo funksion drejtues, që kurrë s’kam pasur një akuzë për korrupsion dhe tani 3 javë pasi humba zgjedhjet shpallen non-grata. Kisha denoncuar projektin e Soros për Mini-shengen dhe projektin për ndryshimin e kufirit me Kosovën. Sot drejtësia shqiptare është më e kapur se kurrë. Janë të korruptuar. Sapo u emërua në ILDKP vëllai i ministres. Kishte bërë një takim me 500 mijë euro me një mafioz. Janë 3 gjykatës në Gjykatën e Lartë, Sadushi, Pupo dhe Panda. Vettingu i tyre është ‘top secret’. Atë nuk mund ta shihni ju dhe qytetarët, pasi janë të krimbur dhe duhet të largohen nga detyra. Ata janë gjykatës të marrë peng nga Edi Rama. Të gjitha këto vepra janë të lidhura direkt me Soros, një armik i betuar i demokracisë dhe të djathtës shqiptare. Nëse dikush nuk ngrinte zërin kundër tij, kemi të bëjmë atëherë me republikën e Soros. Ish-kreu i PD në vend që të rreshtohej me drejtuesit e Partisë Republikane, aktualisht ish-ministrit në hije të SHBA-ve, të cilët e quajtën shpalljen time non-grata si akt hakmarrës të Soros dhe Ramës. Çfarë i tha kongresmeni Zeldin sekretarit amerikan të shtetit; Vendimi yt vjen nga hiçi se ne kemi jetuar dhe nuk kemi gjetur kurrë asnjë akuza provë për korrupsion për Sali Berishën. Është vendim i diktuar nga Soros. Të njëjtën gjë i tha ministri i Jashtëm. Ja u them për ata që thonë; ‘Amerika, Amerika’.

Amerika është partia që është në pushtet, por dhe ajo që është në opozitë. Ministri i Jashtëm në hije i PR-së amerikane tha në konferencë vjetore të kësaj partie se; DASH ka përdorur ligjin si armë politike për të ndëshkuar rivalë politikë të Edi Ramës. E ka bërë këtë në ndikim të Soros. Këto nuk kishin vlerë për ish-kreun e PD, por vlerë kishin kurthet dhe intrigat nga Rama dhe Soros kundër Berishës. Që ditën e parë iu drejtova gjykatës në Paris. Padita për shpifje personin që më dizenjoi non-grata dhe i thash më sill fakte dhe prova. Të pranoj fajësi pa faj! Kurrë! Aq sa jam i përulur para të vërtetës, aq jam i pathyeshëm para mashtrimeve. Mbroj dinjitetin tim dhe tuajin. Kurrë unë nuk mund të pranoj një gjë të cilën se kam kryer. Mbetem përjetësisht besimtar i dinjitetit njerëzor, I them kryetarit, mos u përzje në këto punë.

I them; dëgjo këtu, njoh me qindra mijëra personalitete kudo në botë dhe njeriu mbi tokë s’i kërkoj ndihmë. Do shkoj direkt në sallë të gjyqit, dhe aty do të përballemi në gjykatë. Se edhe gjykatë edhe ndihmë nuk shkon. Ata që më shpallën non-grata, erdhën dhe thanë; ky nuk duhet të futet në parlament. I them; sa ky vend të jetë i pavarur, kurrë nuk do të mund të ndodh që cilido qoftë në këtë botë t’i diktojë se kush futet apo jo në parlament, përveç zgjedhësve shqiptarë. Ai përdori armën më të poshtër që mund të përdorë njeri; pabesinë. Nëse shkova në gjykatë, shkova për dinjitetin tim dhe të çdo shqiptari. Kjo është e vërteta. Ne do të dorëzojmë dhe një program në Kuvend, patjetër do të kemi një program. Unë këtë lëvizje e quaj ringritje.

Fitet për ‘Berishizëm’, por të gjithë jemi demokratë. Dua t’i them këtyre që përpiqen që t’ju paraqesin demokratëve disfatën si të ardhmen, mbi Bashën rëndojnë 4 disfata. Mund të doni dhe mos të doni Berishën, të jeni të lirë ta shprehni mendimin tuaj pa asnjë pasojë, por ju mendohuni a mund t’i shprehet besimi që kalon nga humbja në humbje.”, pohoi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: