Presidenti i vendit Ilir Meta i ka konsideruar qesharake fjalët për jë shpallje të mundshme non grata të tij nga ana e SHBA-ve. I ftuar në Opinion, Meta tha se nuk ka asnjë problem me ligjet ne SHBA dhe se janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformimi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre.

Me tej Meta hodhi akuza ndaj Rames duke thëne se ka shkaktuar konfliktet me SHBA-te.

“Non grata? Mua me vjen per te qeshur me kete ceshtje. Do te isha i zhgenjyer nese nuk do te ndodhte sa kohe jam President. Ilir Meta nuk ka asnje problem me ligjet ne SHBA. Nuk ka paguar asnjehere as ne te bardhe, as ne te zeze per te bere foto me Presidente te SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA. Ilir Meta ka nje raport te pare dhe te shenjte me Shqiperine dhe nuk ben asnje akt qe lendon Shqiperine. Kete une ja u kam bere te qarte te gjithëve. Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë. Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë.Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër. ”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: