Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço komentoi deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim për vendimin non-grata ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për Brahon tashmë vendimi nuk ka më kthim pas dhe se është në vendim që të shoqëron gjithmonë.

I ndalur tek Vangjush Dako, Braho tha se nuk ka bërë as një investim që mund t’i ketë shërbyer Durrësit, ndërsa e cilësoi si Toto Rino i Durrësit, pasi sipas tij është një person i korruptuar.

Sa i përket zgjedhjeve të 6 marsit në Durrës, Braho tha se Rama duhet të heqë dorë nga Dako, pasi në të kundërt do ta ketë fushatën elektorale të humbur.

Deklaratat e Kim për të mos pasur pretendime se do të ketë informacione për shpalljen non-grata?

Braho: Kim ka thënë se titulli non-grata nuk ka rikthim, pra Berisha ka marrë një damkë të përjetshme dhe duhet të presim se Escobar ka thënë se do të ketë edhe raste të tjera për shpalljen non-grata. Deri tani kemi Berishën, Dakon ose Toto Rino i Durrësit, Ish-kryeprokurori dhe Tom Doshi. Më i mençuri doli Tom Doshi se iku dhe e mbylli atë kapitull.

Kë mendoni se mund të ketë PS si kandidat për zgjedhjet e 6 mars në Durrës?

Braho: Është një çështje e PS-së. Vetë Rama deklaroi se në 10 kandidatë do të preferonte një femër. Rrethi ngushtohet , por nuk dua të jap emër. I them Ramës të ketë kujdes me Durrësin sepse qeverisja lokale në drejtimin e Dakos ka lënë shumë për të dëshiruar,. Durrësi nuk e do më as fytyrën dhe as praninë  Dakos. Thashë është sinonim i krimit në Durrës, i vjedhjes dhe njeriut të korruptuar. Nëse do të vijojë të mbajë Dakon nga pas në fushata e ka të humbur fushatën, por këtë nuk e besoj,.. Rama nuk është klasik në parime, nuk rrezikon kollaj. Durrësi ka djem dhe vajza shumë të mira, do të preferoja modelin e doktor Miri Hotit. Pra do të pëlqeja një figurë që do ta donte populli dhe jo një figurë si Vangjush Dako… Deri më sot janë ndërruar 10-15 kryetarë të Hipotekës në qeverisjen e Dakos. Në Durrës qarkullon vetëm klani i Vangjush Dakos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb