Nga: ENEIDA CAKERRI

1 paketim noodles
1 karotë
2 qepë të njoma
Disa lule brokoli
1 spec të kuq
1 kungull
2 hudhra
Pak xhinxher
1 gjoks pule mesatar
Salcë soje

Fillimisht ziejmë ujin, hedhim noodles dhe i ziejmë sipas paketimit.
Presim perimet e holla si shkopinj (metoda julienne-zhulien). Fillojmë skuqjen në 3 lugë vaj ulliri, hudhrën si fillim dhe pastaj shtojmë qepët, preshin, karotat dhe specin si dhe gjoksin e pulës të prerë në rripa dhe vazhdojmë skuqjen duke tundur tiganin lart poshtë. Në fund shtojmë pak xhinxher të grirë dhe kungujt, akoma 2-3 minuta dhe hedhim noodles tek tigani si dhe 1 filxhan kafeje me ujë. I trazojme të gjitha bashkë dhe shtojmë salcën e sojës(opsionale).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb