Dje në orën 10:00 paradite, këngëtarja e njohur kosovare u bë nënë për herë të parë. Nora Istrefi solli në jetë një vajzë, emri i së cilës nuk është vendosur ende. Nora zgjodhi ta sillte në jetë vajzën në qytetin e Shkupit, përmes një ndërhyrjeje cezariane.

Burime pranë këngëtares thanë për “Bluetooth”, se ajo dhe bashkëshorti i saj Roberti janë shumë të lumtur e se vajza ka sytë e së ëmës. Sigurisht që ky është një lajm që pritet me kërshëri nga një numër i madh fansash që Nora ka në Kosovë, dhe mediat e atjeshme e kanë ndjekur me kujdes, duke i kushtuar kësaj ngjarjeje një hapësirë të veçantë. Pas
një lidhjeje disavjeçare, këngëtarja Nora Istrefi u kurorëzua në martesë me bashkëshortin e saj Robert Berisha, me një dasmë që bëri bujë të madhe mediatike.

Më vonë, gjatë pjesëmarrjes në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”, ajo mësoi për shtatzëninë e saj dhe braktisi menjëherë shfaqjen. Mirëpo këngëtarja e vazhdoi aktivitetin e saj edhe gjatë shtatzënisë, duke publikuar këngë të reja e duke u shfaqur nëpër koncerte. Vetëm muajin e fundit ajo u tërhoq disi, duke qëndruar në Prishtinë, pranë bashkëshortit e familjes së saj.
Lajmi se Nora ishte në pritje të një vajze u mor vesh më herët, por artistja kosovare u kujdes që për disa muaj ta mbante të fshehur barkun e saj. Deri në “Bluetooth”-in e javës së ardhshme, ne do të përpiqemi të mësojmë të tjera
detaje, ndërkohë i urojmë vogëlushes jetë të gjatë e të lumtur!

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: