Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi, feston sot ditëlindjen.

E lindur më 25 mars të vitit 1986, artistja ka mbushur plot 36 vite jetë. Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në rrjete sociale nga miqtë, familjarët e fansat.

Një të tillë të veçantë ia ka bërë edhe motra e saj, ylli i njohur ndërkombëtarisht, Era Istrefi.

Ajo ka shpërndarë një imazh të tyre në InstaStory, përmes të cilit shkruan: “Urime ditëlindjen, bukuroshe. Jam mirënjohëse për të gjitha kujtimet tona dhe e emocionuar për t’i krijuar të rejat së bashku”.

  • foto galeri

Nora duhet theksuar se u bë pjesë e tregut muzikor shqiptar që në moshë të re dhe tani numëron dhjetëra hite.

Sa i përket anës private, ajo po vazhdon të jetë nënë beqare me një përkushtim të madh ndaj vajzës, Reene, që e ndan me muzikantin Robert Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb