Këngëtarja e mirënjohur në trevat shqiptare Nora Istrefi, ka zgjedhur emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, për të promovuar këngën e saj të parë, pas lindjes së vajzës. Diva e muzikës, ndërsa ka lancuar edhe klipin e këngës “Sa t’kom dasht”, është shprehur gjatë intervistës se fëmija ka qenë bekim dhe ia ka rritur përgjegjësitë, por edhe forcuar mardhënien me bashkëshortin.

Ndërsa i ka dhënë mbështetje sukseseve të motrës së saj, Era Istrefi, Nora deklaroi se ka patur një ofertë për të krijuar një reality show me familjen e saj, sic është bërë me familjen Kardashjan. Por për Istrefin dicka e tillë nuk është parë me prioritet, për shkak të angazhimeve muzikore të të dy motrave.

Ndërsa është bërë pjesë e lojës së Turjan Hyskajt, në një krahasim me të motrën, Nora është shprehur me altruizëm se Era ka zë më të bukur, ndërsa ajo ka bërë më shumë para.

Nora Istrefi shtoi mes të tjerash, se për momentin nuk do të ketë ndonjë bashkëpunim në këngë, me motrën e saj Erën. Lidhur me profesionin e saj, Nora tha se do të vazhdojë të këndojë gjatë, e se në të ardhmen, mund ta përfshijë edhe vajzën e saj në klipet e këngëve.

Më në formë se kurrë, Nora Istrefi shpjegoi se karriera e një këngëtareje, shkon në një pikë kulmore, pas lindjes së një fëmije, pasi e pjek atë në të gjitha drejtimet. Këngëtarja u shpreh se dëshiron të ketë edhe fëmijë të tjerë, por natyrisht, jo së shpejti.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: