Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku. E kemi fjalën për Nora Istrefin, e cila preferohet së tepërmi jo vetëm për zërin e ëmbël, por edhe linjat trupore.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar në “Instaram” disa foto ku duket vërtetë e mrekullueshme.

E veshur me xhinse të shkurtra dhe mikro-trikon që është bërë sensacion nga bukuroshet e famshme së fundmi, këngëtarja ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj vetëm disa minuta pas postimit të imazheve.

Fotografitë duket të jenë realizuar në Qytetin e Vjetër të Budvas në Mal të Zi, ndërkohë që ajo ka postuar imazhe edhe nga vendet tjera bregdetare.

Dukjen e saj, Nora e ka kombinuar me sandale, çantë dhe një palë syze.

Padyshim që fokusi është te figura trupore e këngëtares, e cila duket mahnitëse me linjat. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb