Nora Istrefi ditë më parë ka festuar ditëlindjen e 36-të me një festë ku morën pjesë personat e saj më të afërt, familjar dhe miq.

Krahas fotove që shpërndau atë natë, këngëtarja së fundmi solli edhe disa të tjera në të cilat bashkëngjiti edhe një shkrim ku ka falënderuar të gjithë ata që ia zbukuruan këtë ditë të veçantë për të.

Për veshjen e saj në ditëlindje, Nora zgjodhi një fustan të zi transparent, që i nxirrte në pah linjat e saj perfekte.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Rrugëtimi i jetës time ka qenë jashtëzakonisht i mirë për mu dhe për këtë e falënderoj Zotin. Faleminderit edhe njerëzve të mi të dashur që ma zbukuruan ditëlindjen, dhe krejt juve që ma keni uruar. Shumë dashuri për krejt”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e imazheve.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb