Viti akademik ’97-’98 ishte i pazakontë për atë brez pasi shkolla u mbyll dhe mësimi jepej përmes ekranit të TV. Të gjithë e mbajmë mend mësuesen e Letërsisë që shpjegonte  në kushte të çuditshme, Nora Malaj. Ajo nuk u ndal aty. Misioni i saj i komunikimit me publikun u bë më i drejtpërdrejtë duke u integruar në çështje sociale e më pas në politkë.

E ftuar në studion e “News 24”, në emisionin “Vila 24” Malaj sot si personazh i së premtës duke na lejuar ta njohim pak më tepër nga ç’jemi mësuar zakonisht.  Aktualisht pedagoge e Psikologjisë së Edukimit ajo flet për kurajon që njeriu duhet të fitojë në jetë dhe të rimarrë veten. E pyetur për përvojën si ish-Zv.Ministre Malaj shpreh keqardhjen për moszbatim korrekt të ligjit për Arsimin madje specifikon dhe pengjet e saj më të mëdha.

Në bisedë me moderatoren Androniki Kolka, Malaj thotë se i ka mbetur peng mosmarrja ende e Statusit të Mësuesit, rritja e pagave për arsimtarët, Ligji i Arsimit të Lartë dhe vëren se kërkohet që në Shqipëri është me emergjencë që të largohemi nga tendenca e të bërit arsim për dekorata, por kthimi i këtij sektori në nevojë reale. Më tej ajo ka folur për familjen, jetesa në disa breza bashkë apo edhe se si ajo e sheh nusen e të birit. Tashmë një gjyshe aktive, Malaj preket kur sheh në hapje të emisionit foton e familjarëve e shprehet se njeriu i fortë qan, se ka shpirt e se beson tek jeta e përtejme dhe ekzistenca e shpirtit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: