Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se Ilir Meta është presidenti që na bën të ndihemi krenar.

Malaj thekson se kreu i shtetit Ilir Meta ka kryer me përgjegjësi detyrën e tij, ndërsa akuzon edhe disa media, duke thënë se thonë gjëra të pavërteta për figurën e presidentit të Republikës.

Postimi i Nora Malajt:

Presidenti që na bënë të ndjehemi krenarë!

E gjithë java që shkoi u mbush me të thëna e të pathëna për Presidentin e Republikës!

Pjesa më e madhe e shtypit të kapur peng luajti si historia e strucit, koka brenda e trupi jashtë! Dikush për klikime, shumëkush për të hequr vemendjen nga situata e vështirë që na la tërmeti i frikshëm natyrorë dhe që qeveria nuk denjoi ta shpalli situatë emergjence , u turren pas lajmit të leximimit politik të raporti të mbërritur nga Komisioni i Venecia , që ende nuk është paraqitur publikisht dhe zyrtarisht!

Siç do të shprehet qartë dhe saktë konstitucionisti Hazizaj se : “Padyshim Komisioni Venecias në konceptin e tij ka provokuar papërgjegjshmërinë e Kuvendit në sipërmarrjen e tij dhe në të njëjtën kohë i ka treguar Gjykatës Kushtetuese kufijtë e shqyrtimit të propozimit, në qoftë se ai do të shkojë pranë saj. Ritheksoj se Komisioni Venecias në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë ka treguar se aksesi i Presidentit për prodhimin e dekreteve dhe kur ai ka efekt në kohë, jo në hapësirë, nuk përbën gabim të rëndë në raport , me aksesin absolut të një mazhorance , që materialisht , nuk krijon kushtet për pjesëmarrje në votim. Pra, Komisioni Venecias ndryshe nga konceptet tona vulgare, përbën një mësim të madh mbi sensin e masës”, kuptoj sesa infantile dhe dashakeqëse janë të gjithë ata apo ato, që duan të gjejnë të keqen e të përbaltin figurën e Presidentit, i cili nuk bëri as më shumë e as më pak , po në mënyrë institucionale dhe në respekt të Kushtetutës , i dha shancin Shqipërisë , që të mos vendosej diktatura , në këto kohë , dhe të mbrohej vota e lirë, për të qenë e pacenuar nga askush.

Presidenti tashmë me aktin e tij tregoi

se ekziston zero , shkelje të KUSHTETUTËS , në dekretin që ai hartoi,mbrotje të saj dhe të te drejtave të njeriut, mbrotje të të drejtës së zgjedhjes dhe repekt të vendimeve te Gykatës së Strasburgut!

Sot kur situata politike në Shqipēri është tejet e nderë, pasi nga njëra anë kemi ikje masive tē popullatës , sidomos rinisë, rreth 40 për qind të saj, të drejtat e shqiptarëve janë të cënuara në çdo fushë të jetë.Tashmë me zgjedhjet e fundit është mohuar liria dhe e e drejta votës, për të zgjedhur dhe për të zgjedhur dhe si rrjedhojë vendi ynë është në rrezik si kurrë më parë. Është shumë e thjeshtë. Lufta që po i bëhet Predisentit është përpjekja e fundit që i bëhet institucionit të Presidencës dhe figurës së tij, si garanti i vetëm për garantimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës!

Përtej çdo retorike e pseudo politike , sot Shqipëria ka një President që të bënë

të ndjehesh krenarë, pasi është garanti i vetëm i Kushtetutës , që e respekton atë në të gjithë dimemsionet e vlerës dhe shenjtërisë se saj . Faleminderit Zoti President!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb