Ish-diplomati Kreshnik Çollaku, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me marrëveshjen Kurti-Vuçiç.

Çollaku tha se ‘Vuçiç nuk ka asnjë zë te implementimi, pasi është  Kosova dhe BE. Garante marrëveshjes do të jetë BE’.

“Implementimi do të trajtohet mes qeverisë së Kosovës dhe BE. Edhe bashkia e Burrelit dhe Bulqizës do të vetëmenazhohet. Kjo është një rregullim i jetesës. Këtë gjë bëjnë dhe bashkitë. Nëse Kosova do e bëjë s’ka problem.

Vuçiç nuk ka asnjë zë te implementimi i saj, është  Kosova dhe BE. Garanat do të jetë BE. Kjo është hapësira që i ka lënë.

Takimi në Ohër nuk arriti një marrëveshje, por tashmë do të ketë një afat se kur mund të ketë një njohje reciproke. BE i ka vënë kushte Serbisë që njohjen ose jo të Kosovës është mos pranimi i saj në BE. Kuptuan se Serbia në BE pa njohur Kosovën nuk do të futet.”, tha Çollaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: