Është normalizuar situata nga fluksi i emigrantëve në pikën kufitare të Kapshticës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për News 24 se qytetarët kanë pritur për orë të tëra në temperatura të larta pasi pala greke punoi vetëm me një sportel, ndërkohë që nisur nga fluksi, ata duhej të punonin me të paktën 3 sportele.

Gazetarja raporton se ndryshe nga pala greke autoritetet shqiptare kanë punuar gjatë gjithë ditës me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.

Aktualisht nuk ka rradhë dhe situata është normalizuar pasi pala greke shtoi sportelet.

Nga pika kufitare raportohet se kanë hyrë 1950 shtetas dhe 1495 kanë dale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb